Kjo mund të ju ketë ikur, reagimi i Messit pas golave të Kroacisë

Botërori 2018 June 22, 2018 - 08:24
Lexo detajet

Argjentina dhe Lionel Messi koleksionuan një tjetër zhgënjim në Botërorin Rusi 2018, duke u shpartalluar 0-3.

Messi thuajse nuk ishte fare në fushën e lojës në këtë ndeshje, duke u markuar në mënyrë të përkryer nga kundërshtarët.

Por si i përjetoi Messi, trajneri Sampaoli e Higuain shënimin e golave nga Kroacia? Një video është shpërndarë me shpejtësi në “Youtube”, ku tregon më së miri vuajtjet e yllit të Barcelonës.

Messi mbi të gjitha, mllefin e tij e tregoi në minutat e fundit të ndeshjes teksa reagoi ashpër ndaj mbrojtësit kroat Strinic pas një ndërhyrje nga ky i fundit. /Tch

Të rekomanduara