Në përkrahje të futbollistëve kosovarë, Zhegra stoliset me flamuj të Zvicrës (FOTO)

Botërori 2018 June 21, 2018 - 22:03

Zhegra e komunës së Gjilanit është stolisur me flamuj të Zvicrës.

Kjo në përkrahje të Xherdan Shaqirit, Blerim Xhemajlit, Granit Xhakës e Valon Behramit pasi të premten e nesërme kombëtarja e Zvicrës do të zhvillojë ndeshje përballë Serbisë në kuadër të kampionatit botëror, Rusia 2018, njofton Klan Kosova.

Nga Zhegra vjen Xherdan Shaqiri, i cili luan nesër për Zvicrën kundër Serbisë.

Fotografitë janë huazuar nga media online e Zhegrës.

Image
Të rekomanduara