Kroacia shkatërron Argjentinën, siguron kualifikimin

Botërori 2018 June 21, 2018 - 21:52
Detajet

Kroacia ka shënuar fitore të thellë 3:0 ndaj Argjentinës për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ës së finales, transmeton zeri.info

Kroatët ishin superior ndaj argjentinasve gjatë tërë takimit.

Golin e parë Kroacia e gjeti në minutën e 53-të me anë të Ante Rebicit, ndërsa të dytin në të 80-n falë një goditje të saktë të kapitenit Luka Modric

Fitoren e ekipit të Zlatko Dalicit e vulosi Ivan Rakitic në minutën e 92-të.

Me këtë humbje, Argjentina rrezikon seriozisht kualifikimin në fazën tjetër./Zëri

Të rekomanduara