Daçiq i ka dy fjalë edhe për kosovarët që luajnë për Zvicrën
Botërori 2018
June 21, 2018 - 21:36
Lajmet e fundit nga sporti
Ministri i Punëve të Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic ka provokuar kosovarët, yjet e Zvicrës; Valon Behramin, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin si dhe Blerim Xhemajli.
“Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera, por natyrisht kjo nuk është e mundur në ndeshjen e së premtes”, është shprehur ai.
Kryediplomati serb theksoi se “Ne nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”.
Vlen të theksohet se ndeshja e vlefshme për kupën “Rusia 2018” ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës do të zhvillohet nesër në ora 20:00./indeksonline/