Shpërblehet Kylian Mbappe

Botërori 2018 June 21, 2018 - 20:06
Lexo detajet

Mbappe është vlerësuar si lojtari më i mirë në ndeshjen Francë – Peru.

Sulmuesi i talentuar francez, Kylian Mbappe, ka shënuar golin e vetëm për Francën në fitoren 1-0 kundër Perusë, shkruan Insporti.

Me këtë gol, Mbappe hyri në histori si lojtari më i ri francez që shënon në nëj Botëror, ndërsa iu bashkua Peles, Lionel Messit e shumë të tjerëve që e arrin këtë nën moshën 20 vjeçare.

Për shkak të golit dhe paraqitjes, Mbappe ka fituar çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

Franca edhe matematikisht është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Rusi, ndërsa me një këmbë është edhe Danimarka që ta bëjë këtë nga Grupi C. /Insporti.com/

Të rekomanduara