Daçiç: A po luajmë me Zvicrën, Shqipërinë apo Prishtinën?!

Botërori 2018 June 21, 2018 - 15:17
Detajet

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiç, i ka dhënë ngjyra politike ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, e cila zhvillohet të premten në Rusi në kuadër të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror, raporton zeri.info

Tatuazhet me motive kombëtare shqiptare që bartin nëpër duar dhe këmbë futbollistët shqiptarë të Zvicrës, këpucët e tyre të futbollit me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë i kanë dhënë “material” ministrit serb për të folur për këtë ndeshje.

Daçiç thotë se sporti nuk do të duhej të përzihej me politikë, por Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili e pamundësojnë këtë.

“Politika dhe sporti nuk duhet të përzihen. Por është e qartë se kjo nuk do të jetë e mundur në ndeshjen e së premtes, sepse ne nuk e dimë se a jemi duke luajtur kundër ekipit kombëtarë të Zvicrës, asaj të Shqipërisë apo të Prishtinës”, ka deklaruar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç./Zëri

Të rekomanduara