Ronaldo si vera, vitet kalojnë ai bëhet më i mirë

Botërori 2018 June 21, 2018 - 13:25
Detajet

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos nuk i ka kursyer lëvdatat për Cristiano Ronaldon pas fitores minimale 1:0 ndaj Marokut të mërkurën, transmeton zeri.info

Ronaldo shënoi golin e vetëm në këtë takim, ndërsa ylli i Real Madridit kishte shënuar edhe tre herë të tjera në barazimin 3:3 ndaj Spanjës në ndeshjen e parë në grup.

“Ai është si vera, vitet kalojnë dhe ai bëhet më i mirë”, deklaroi Santos.

“Ai e di si të përsos kualitetin dhe moshën e tij më së miri. Ai po evoluon vazhdimisht në kundërshtim me lojtarët tjerë. Ai e njeh vetën dhe e di se çfarë mund të bëjë. Ajo që ai po bën tani, nuk është ajo që ka bërë tre apo katër vite më parë”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri

Të rekomanduara