Para ndeshjes Zvicër-Serbi, mediat serbe nisin luftën speciale ndaj Shaqirit

Botërori 2018 June 21, 2018 - 12:26
Lexoni më shumë detaje

Reprezentuesi i Zvicrës me origjinë nga Kosova Xherdan Shaqiri një ditë para ndeshjes së rëndësishme kundër Serbisë në Kampionatin botëror që po mbahet në Rusi, publikoi në Instagram fotografi me atletet e veta në të cilat në njërën është flamuri i Zvicrës, ndërsa në tjetrën ai i Kosovës.

Kjo, siç shkruan Gazeta Express, shkaktoi rrëmujë në mediat serbe, të cilat aktin e këtillë e quajtëm “shpallje lufte Serbisë” nga ana e Shaqirit.

Image

 

“Para fillimit të Botërorit, Shaqiri, i lindur si shtetas i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë më 10 tetor 1991 në Gjilan, në llogarinë e vet në Instagram publikoi fotografi në të cilën në atletet e tij shihen dy flamuj: njëri i Zvicrës dhe tjetri të cilin e përdor pushteti i përkohshëm në krahinën jugore serbe”, shkruan “Blic” i Beogradit.

Portali përcjell titullin e gazetës zvicerane “Tagesanzeiger” – “Shaqiri nisi luftë me serbët” – dhe komenton:

“Jo, s’ka nisur Shaqiri luftë me serbët, ky është një interpretim krejtësisht i gabuar. Ai vetëm sa tregoi se ç’ka në zemër. Përgjigjja do të jetë e njëjtë. Me zemër, e futbolliste, të premten në tetë të natës në Kaliningrad”.

Image

 

Të rekomanduara