Xhaka paralajmëron Serbinë për ndeshjen e nesërme, ja çfarë thotë ai

Botërori 2018 June 21, 2018 - 12:15
Ja çfarë thotë ai

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka në prag të ndeshjes me Serbinë e cila do të zhvillohet në kuadër të kampionatit Botëror “Russi 2018”, ka një paralajmërim për Serbinë, shkruan “Zëri.info”.

Në një fotografi të postuar në “Instagram”, Xhaka ka shkruar se është shumë i përqendruar dhe i gatshëm për ndeshjen Zvicra-Serbia e cila do të zhvillohet këtë të premte duke filluar nga ora 20:00.

“Absolutisht i përqendruar dhe i  gatshëm për të luftuar ne ndeshjen tonë të ardhshme. Kurrë mos hiqni dorë, gjithmonë luftoni”, ka shkruar Xhaka.

LEXO EDHE: Mediat zvicerane: E gjithë Kosova do ta mbështesë Zvicrën kundër Serbisë

Vlen të përmendet se në formacionin shartues të Zvicrës ndaj Serbisë pritet të jenë edhe tre shqipëtarë tjerë: Valon Behrami, Blerim Xhemjali dhe Xherdan Shaqiri.

Zvicra në ndeshjen e parë ka barazuar ndaj Brazilit me rezultat 1:1, ndërsa Serbi në ndeshjen e parë ka fituar me rezultat 1:0, ndaj Costa Rikës. /ZËRI

 

Image
Të rekomanduara