Alli mungon në stërvitje

Botërori 2018 June 21, 2018 - 12:15
Detajet

Mesfushori Dele Alli mungoi në stërvitjet e Anglisë të enjten për shkak të një lëndimi që vazhdimisht po e shqetëson futbollistin gjatë ditëve të fundit, transmeton zeri.info

Lojtari i Tottenhami u lëndua në fitoren 2:1 të Anglisë ndaj Tunizisë të hënën, edhe pse arriti që të paraqitje për 80 minuta në fushë.

22-vjeçari njoftoi të mërkurën përmes rrjetit social “Twitter” se ishte thjesht një lëndim i lehtë.

Por, ai pritet të monitorohet me kujdes nga stafi mjekësor nëse mund të jetë i gatshëm për sfidën e dytë të anglezëve në grupin D, të dielën ndaj Panamasë.

Alli është njëri prej futbollistëve kyç të Anglisë dhe mungesa e tij në ndeshjen e ardhshme mund të sjellë kokëçarje për Gareth Southgaten./Zëri

Të rekomanduara