Trajneri i Kroacisë: Përballja me Argjentinën, ndeshje e lehtë për ne

Botërori 2018 June 21, 2018 - 11:01
Detajet

Dalic e ka marrë me shumë qetësi ndeshjen me Argjentinën, ani pse përballë ka një skuadër të fortë dhe lojtarin që po konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave, Lionel Messi.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, e ka cilësuar ndeshjen ndaj Argjentinës si më të lehtën e grupit për Kroacinë e tij në Kupën e Botës.

“Nuk po them që Argjentina është kundërshtar i lehtë për ne. Por, mendoj që kjo është ndeshje e lehtë për ne”, tha ai.

“Nuk kemi asgjë për të humbur. Presioni është mbi kundërshtarët tanë”.

“Ne i kemi marrë tashmë tre pikë”, shprehet trajneri i kryesuesve të Grupit D. /Gazeta Express/

 

Të rekomanduara