Gjithçka ndryshe me VAR-in

Botërori 2018 June 21, 2018 - 10:48
Detajet

Përdorimi i videoasistentit të referit në edicionin e sivjetmë në Kupën e Botës ka sjellë diskutime të shumta në mesin e futbolldashësve. Por deri më tani janë marrë disa vendime mjaft të rëndësishme për fatin e ndeshjeve të këtij kompeticioni, shkruan sot, gazeta "Zëri"

Goli i Diego Costas në barazimin 3:3 mes Spanjës dhe Portugalisë ishte i pari që u verifikua me anë të VAR-it. Ndërkohë një penalti vendimtare për fatin e ndeshjes u akordua për Suedinë në fitoren e saj minimale 1:0 ndaj Koresë së Jugut. Këto janë vetëm dy nga vendimet e shumta që gjyqtarët e ndeshjeve i kanë marrë me ndihmën e teknologjisë.

Por, çfarë do të kishte ndodhur nëse VAR-i do të ishte përdorur edhe në edicionet e tjera të Botërorit? A do të mundë ta kishte ndryshuar historinë?

Ne jua sjellim disa prej ndeshjeve më kontroverse në histori të Kupës së Botës, në të cilat shumëçka mund të kishte ndryshuar me përdorimin e VAR-it.

Argjentina – Anglia 2:1, “Meksikë 1986”

E famshmja “Dora e zotit”. Për ata që nuk kanë dëgjuar kurrë për këtë, Argjentina kishte kaluar në epërsi 1:0 në çerekfinalen ndaj Anglisë kur Diego Maradona kishte përdorur dorën e tij për të mposhtur në një duel në ajër portierin Peter Shilton. Ai më pas shënoi edhe njërin prej golave më të bukur të kupës së Botës në atë ndeshje duke dribluar pothuajse tërë ekipin anglez, ndërkohë që epërsinë në 2:1 e kishte ngushtuar Gary Lineker. Por para golit të Maradonas Argjentina pothuajse asnjëherë nuk kishte arritur të çante përmes mbrojtjes angleze. Me ndihmën e VAR-it në atëkohë gjyqtari do të shihte se koka e Maradonas nuk mund të kishte kërcyer më lart sesa një proteid 20 centimetra më i gjatë se ai.

Brazili – Holanda 3:2, “SHBA 1994”

Njëra prej ndeshjeve më emocionuese në histori të Botërorëve. Pas një disavantazhi prej 2:0 falë golave të Bebetos dhe Romarios holandezët u rikthyen për të barazuar me anë të Dennis Begkampit dhe Aaron Winterit para se brazilianët përsëri të rikthenin avantazhin me anë të një gjuajtjeje të lirë të Brancos në minutën e 81-të. VAR-i do të tregonte se gjuajtja e lirë nuk duhej të ishte dhënë sepse ishte pikërisht Branco që kishte ndërhyrë në Marc Overmarsin. Në momentin e golit holandezët dukeshin më të freskët dhe mund të kishin qenë më të mirë gjatë kohës shtesë.

Spanja – Italia 1:2, “SHBA 1994”

I njëjti edicion i Kupës së Botës, por një situatë krejt tjetër. Itali ishte duke udhëhequr 2:1 në Boston në një ndeshje shumë të kontestuar, ndërkohë që në momentet e fundit reprezentuesi spanjoll Luis Enrique ishte ndalur me bërryl nga Muro Tassotti brenda zonës derisa ishte duke u munduar që të arrinte topin pas një harkimi në zonë. Një ndërhyrje që përveç penaltisë mund të kishte rezultuar edhe me karton të kuq. Por, fatkeqësisht gjyqtarët nuk e panë këtë incident dhe vendosën të injoronin apelimet e spanjollëve, pavarësisht gjakut që rridhte nga fytyra e Enriques.

Raste të tjera për t’u përmendur janë edhe sfidat:

Koreja e Jugut – Spanja 0:0, koreanët fituan me penallti;

“Japoni dhe Kore e Jugut 2002” – dy gola të rregullt të anuluar për spanjollët;

Brazili – Kroacia 3:1, “Brazil 2014” – një penalti e paqenë e akorduar për brazilianët./Zëri

Të rekomanduara