Ky ishte momenti më qesharak nga ndeshja Iran-Spanjë (VIDEO)

Botërori 2018 June 20, 2018 - 22:58
A është ky momenti më qesharak i Botërorit?!

Në ndeshjen Iran – Spanjë, është parë një prej momenteve më qesharake të Botërorit.

Po luhej minuta e fundit shtesë e takimit, dhe Irani po kërkonte dëshpërimisht rrugën drejt golit.

Por, kjo nuk do të thotë se nuk kishte kohë edhe për “spektakël”.

Të paktën, një gjë të tillë u mundua ta bëjë numri 5 i kombëtares së Iranit, Milad Mohammadi.

Gjatë rivënies anësore, që ishte ndoshta mundësia e fundit e Iranit për të barazuar rezultatin, ky i fundit tentoi që ta ekzekutojë këtë rivënie në mënyrë aspak të zakontë, transmeton Insporti.

Të rekomanduara