Botërori 2018

Lojtarët e Arabisë Saudite i 'pret dajaku' kur të kthehen në atdhe

Lojtarët e Arabisë Saudite i 'pret dajaku' kur të kthehen në atdhe
20 qershor 2018 • 20 : 39

Lexoni më shumë detaje

Një zyrtar saudit e ka quajtur skuadrën Kombëtare një “fiasko totale” pasi ata kanë humbur 5-0 kundër Rusisë, derisa një tjetër ka thënë se humbja e kësaj ndeshje nga Kombëtarja “tregon se ata kanë aftësi dhe potencial të dobët”

Rusia e filloi Botërorin në shtëpi të vet me plot stil duke e deklasuar me rezultat 5-0 në ndeshjen hapëse në Moskë të Botërorit, Arabinë Saudite.

Por, zyrtarët e vendit nga Lindja e Mesme – përfshirë edhe kryetarin e Federatës së Futbollit Saudit, Adel Ezzat – kanë paralajmëruar se “dënimi” i pret disa nga lojtarët pasi që ata të kthehen në shtëpi, duke shkaktuar frikë tek lojtarët se ata do të ndëshkohen edhe me lëndime trupore.

Ezzat ka thënë se paraqitja në Moskë ishte shumë më poshtë pritjeve të tyre, por ende mbetet e paqartë se për çfarë “dënimesh” ai po fliste.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga kjo humbje”, ka thënë Ezzat për gazetën saudite Al – Youm Assabaa.

“Ky rezultat është krejtësisht i pakënaqshëm, sepse nuk pasqyron nivelin e vërtetë të përgatitjeve tona”.

“Disa lojtarë do të përballen me ndëshkime – përfshirë portierin Abdullah Al-Mayouf, sulmuesin Mohammad Al-Sahlawi dhe mbrojtësin Omar Hawsawi”, ka thënë ai duke konfirmuar disa nga emrat që do ti pret dënimi me tu kthyer në Atdhe, transmeton GazetaExpress.

Presidenti i Autoritetit të Përgjithshëm Sportiv të Arabisë Saudite, Turki bin Abdulmohsen Al-Sheikh, e ka quajtur “totalisht fiasko” paraqitjen e Kombëtares në Rusi.

“Kjo ka të bëj me aftësitë dhe mundesitë. Ne bëmë gjithçka për këtë skuadër dhe këtë gjeneratë të lojtarëve, gjithçka. Ne i sollëm atyre mbështetjen më të mirë teknike, një skuadër me nivel të lartë dhe ne i paguam ata për tri vite”.

“Por tani shohim se ata kanë aftësi të kufizuara. Ata arritën vetëm pesë për qind të asaj që ne kemi kërkuar nga ata”.

Arabia Saudite kishte një garë të vështirë në grupin A

Pas debaklit me Rusinë, ata humbën edhe nga Uruguai duke u eliminuar nga gara, kurse në ndeshjen e fundit do të përballën me kampionin e Afrikës, Egjiptin, qëpo ashtu janë eliminuar nga Botërori pas humbjes 3-1 ndaj Rusisë mbremë.

 

© zëri.info