Mediat serbe me luftë speciale kundër Shaqirit

Botërori 2018 June 20, 2018 - 19:49
Lexoni më shumë detaje

Fotot e Shaqirit nuk nxisin reagime vetëm në Instagram. Edhe mediat serbe tash po drejtojnë “shigjetat” kah futbollisti shqiptar i Kosovës.

Teksa ende kombëtarja e Zvicrës po përjeton sulme frustruese nga kombëtarja e Brazilit e cila u tregua gjithçka pos dinjitoze, tash kombëtarja helvete po sulmohet edhe nga kampi tjetër kundërshtar, ai i Serbisë, shkruan 20min.ch. Dhe, në fokus është askush tjetër pos Xherdan Shaqirit.

Futbollisti ofensiv përkujdeset edhe për kryetitujt e mediave serbe. Diskutim i nxehtë ende është për një foto të tij në Instagram në fund të muajit maj, ku ai tregoi këpucët e tij të lojës.

Në këto këpucë siç dihet është flamuri i Zvicrës, ashtu edhe ai i Kosovës. Që prej publikimit të kësaj foto, Shaqiri po ofendohet në komente nga serbët.

Flamuri i Kosovës në këpucë

 

 

ë

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

 

Në një artikull të gazetës serbe “Kurir” me titullin përçarës: “Sulmuesi i Serbisë i bën ndan shqiptarët në kombëtaren e Zvicrës në dy pjesë”, e për këto këpucë po ashtu komentoi edhe futbollisti Aleksander Mitrovic.

“Gjestin me flamurin e Kosovës nuk e kam marrë si provokim. Ajo është gjëj e tij dhe unë nuk duhet që fare të interesohem për këtë”, tha Mitrovic, para se të lansonte një thumb tjetër.

LEXO EDHE: Mediat zvicerane: E gjithë Kosova do ta mbështesë Zvicrën kundër Serbisë

“Pasi që e duan kaq shumë Kosovën, pse atëherë po mbrojnë ngjyrat e një vendi tjetër? Unë e njoh Shaqirin edhe jashtë prej futbollit dhe është një person i mrekullueshëm, për të cilin është i rëndësishëm fer pleji. Është gjëja e tyre që të bartin këto këpucë dhe me ato të fotografohen. Detyra jonë është që të luajmë aq mirë sa që të ishte ndeshja jonë e fundit e karrierës”.

Edhe portali serb “Srbin.info” shkruan: “Futbollisti zviceran Shaqiri ka filluar një luftë të veçantë kundër Serbisë, kur zbuloi një foto në publik e cila shfaq flamurin e Kosovës”.

“Nuk kemi frikë nga askush”

 

 

Reagime të nxehta nxiti edhe një fotografi tjetër që Shaqiri e postoi në fillim të dhjetorit. Aty shihet ai dhe lista e Grupit E. Në fund të listës është Serbia.

Sipas portalit serb “srbin.info” është edhe ky një provokikm nga Shaqiri, që kinse ky është një mesazh ng Shaqiri që e sheh Serbinë të fundit në grup. Për këtë foto, Shaqiri shkroi: “Më pëlqen ky short, po ju?”. Edhe në këtë postim shqiptarët dhe serbët u përplasën ashpër në komente.

Deklarata e Shaqirit pas ndeshjes ndaj Brazilit po ashtu nuk u prit mirë nga medait si “Vesti” dhe “Kurir”. Shaqiri deklaroi pas ndeshjes ndaj Brazilit: “Ne nuk kemi frikë nga askush. Ne i dimë aftësitë tona, ne kemi lojtarë të mrekullueshëm. Tash është fokusi në Serbinë dhe ne kemi besim në një rezultat pozitiv. Shrpesoj se njerëzit do të fillojnë të marrin më seriozisht Zvicrën”.

“Humbja është në ADN-në e tyre”

Është e qartë se serbët po thonë se po ndihen të provokuar nga shqiptarët.

“Kjo është më shumë se një ndeshje ndaj Serbisë, shqiptarët do të jenë edhe më të motivuar sepse e konsiderojnë kombëtaren e Zvicrës për shkak të shqiptarëve të shumtë si ekipin e tyre B”, shkruajnë “Telegraf.rs” dhe “Kuriri”, të dy këto media nga Serbia.

Aq larg kanë shkuar këto media, sa që e kanë marrë seriozisht një postim të lloarisë në Twitter, “Albanian Soccer”.

“Kjo ndeshje është plot emocione. Ne do t’u tregojmë serbëve se humbja është në ADN-në e tyre”, kishte shkruar Albanian Soccer në Twitter.

“Tash, kjo është vetëm një ndeshje futbolli”

A po i nervozon serbët vërtet Shaqiri apo ata duan vetëm të tërheqin vëmendjen dhe të nxisin emocione në publikun serb, është ende e paqartë. E qartë është se Shaqiri ashtu edhe lojtarët tjerë po përgatiten shumë si fizikisht ashtu edhe psiqikisht para ndeshjeve të mbetura.

Se Shaqiri di të dallojë politikën nga sporti, beson një medium më serioz serb, Blic Sport që shkruan:
“Shumë njerëz mendojnë se këtu bëhet fjalë për politikë dhe presin shumë prej tij, pasi që është nga Kosova. Serbia ka luftuar me Kosovën, por tash kjo është vetëm një luftë futbolli dhe asgjë tjetër”.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë zhvillohet të premtën nga ora 20:00 në Kaliningrad. /Telegrafi/

Të rekomanduara