Ronaldo apo Messi – Ja kë zgjedh Erdogan

Botërori 2018 June 19, 2018 - 21:16
Lexo detajet

Cristiano Ronaldo, apo Lionel Messi? Kush është më i miri nga të dy. Opinioni sportiv është i ndarë në përgjithësi, ndërkohë që kjo dilemë përfshin edhe personalitete të ndryshme, që nuk janë nga bota e sportit.

Edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dhënë përgjigje kësaj pyetjeje. Ai nuk ka dyshime: “Jam fans i Ronaldos. Patjetër që zgjedh Ronaldon. Tripleta me Spanjën ishte shumë e rëndësishme për të. Goditja e tij e dënimit ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë Erdogan.

“Performanca e tij, karakteri, idetë dhe mbi të gjitha qëndrimi ndaj çështjes palestineze, janë shumë të rëndësishme. Për këtë e mbështes”, ka shtuar presidenti turk në një forum me të rinjtë në rrjetet sociale.

Erdogan është një i pasionuar i madh i futbollit dhe ishte një futbollist gjysmë profesionist në rininë e tij. “Kisha thënë Gjermania, por u gabova. E humbën ndeshjen e parë dhe mund të kenë probleme. Edhe Brazili barazoi”, tha Erdogan. /Insport

Të rekomanduara