Shaqiri vazhdon t'i kompleksojë serbët (FOTO)

Botërori 2018 June 19, 2018 - 18:34
Lajmet e fundit nga sporti

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë, e cila zhvillohet të premten, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes,ndërsa vazhdimisht spekulohet për provokime nga ana e futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën. I fundit që ka folur për këtë temi është mesfushori i Serbisë, Luka Milivojevic.

Fokusi i serbëve është përqendruar sidomos te këpucët e Xherdan Shaqirit, në të cilat është vendosur Flamuri i Kosovës.

“Ne e presim të qetë ndeshjen dhe nuk di për gjërat jashtë futbollit. Mendoj se do të tregoheshim naivë nëse biem pre e tyre. Do të përqendrohemi vetëm në lojën tonë dhe përveç kësaj e kemi edhe ndihmën e teknologjisë VAR. Sigurisht do të hyjmë për fitore”, ka thënë Milivojevic.

Bashtin e përfaqësueses zvicerane e përbëjnë futbollistë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, shkruajnë mediet serbe, të cilat edhe në këtë rast e kanë ngatërruar të vërtetën, pasi për Zvicrën nuk luan asnjë futbollist nga Shqipëria.

“Për mua kjo vërtet është shumë qesharake.  Aleksandar Mitrovic e ka thënë një të vërtetë të madhe. Nëse janë aq patriotë, atëherë përse nuk luajnë për atë përfaqësuese? Duket qartë se ata duan të merren vetëm me provokime. Ne nuk do të biem në atë nivel. Kam luajtur kundër Shaqirit në Ligën Premiere, por nuk kam folur me të dhe gjithçka ka mbetur aty”, ka shtuar

Milivojevic. Ai e ka pranuar se ndeshja me Zvicrën do të jetë më e vështirë se ajo me Kosta Rikën.

Image
Të rekomanduara