Kritikë e ashpër për Shaqirin

Botërori 2018 June 19, 2018 - 17:14
Lexo detajet

Xherdan Shaqiri është ndër futbollistët më të mirë të Zvicrës dhe prej tij pritet shumë edhe në Botërorin e këtij viti.

Mirëpo, jo të gjithë kanë mendim pozitiv për djaloshin nga Gjilani.

Legjenda e Anglisë, Gary Neville, e ka sulmuar sulmuesin e Zvicrës, duke e quajtur “joprofesional”. Ish-mbrojtësi i Manchester  United, nuk i ka ndalur kritikat për futbollistin shqiptar.

“Nuk jam tifoz i Shaqirit, të jem i sinqertë. Të flasim drejtë, këtë sezon ai e distancoi veten nga lojtarët e tjetër të Stokes. Nuk ishte aspak profesional sezonin e kaluar, padyshim. Ai mund të shpikë nga asgjëja golin e vitit, dhe të luajë një ndeshje fantastike, por gjithashtu mund ta kesh për tri ndeshje radhazi dhe të mos bëjë asgjë, vetëm të sillet kot nëpër fushë. Lojtarë si ai, unë nuk mund t’i kem në ekip”, ka thënë Neville. /Insporti

Të rekomanduara