Mourinho çmend Serbinë, uron të eliminohet ajo nga Botërori dhe të shkojë përpara Zvicra me shqiptarë! (VIDEO)

Botërori 2018 June 19, 2018 - 15:31

Jose Mourinho i ka “goditur” serbët, shkruan zeri.info.

Trajneri portugez ka thënë se ka dëshirë që Serbia të eliminohet nga Kampionati Botëror i futbollit.

“Special One” ka thënë se serbët kanë ekip të fortë, por që do të donte që kjo skuadër të kthehet në shtëpi pasi dëshiron që lojtari i tij tek Manchester Unitedi, Nemanja Matiç të jetë më i pushueshëm për sezonin e ardhshëm në Premierligë.

Ndërkohë, ai uron që fazën e grupeve ta kalojnë Brazili dhe Zvicra me shqiptarë.

Deklaratën e Mourinhos, e cila i ka çmendur serbët dhe mediat e këtij vendi, për Grupin E mund ta ndiqni nga minuta 2:45 deri në atë 3:43 të videos së mëposhtme. /Zëri/

Të rekomanduara