Ja çka kishte bërë Ronaldo për ta mposhtur bashkëlojtarin në pingpong!

Botërori 2018 June 19, 2018 - 14:31

Patrice Evra ka zbuluar se Cristiano Ronaldo bën gjithçka për të fituar, madje edhe në pingpong, shkruan zeri.info.

Ish-bashkëlojtari i tij tek Manchester Unitedi, Evra ka zbuluar se ylli portugez dëshiron të fitojë gjithmonë, në çfarëdo sporti që luan, madje edhe për rekreacion.

“Me Rio Ferdinandin, ata luanin pingpong dhe Rio e mposhtte atë. Ne ishim të frikësuar pasi Ronaldo ishte i mërzitur. Më pas, ai i tha një kushëririt të tij që t’ia blinte një tavolinë të pingpongut dhe ushtroi për dy javë në shtëpi, për t’u kthyer dhe për ta mposhtur Ferdinandin në sy të të gjithëve”, kujton mbrojtësi i majtë francez për “ITV”.

“Pra, ky është Cristiano Ronaldo, kjo është arsyeja se përse sot nuk befasohem se përse ai dëshiron ta fitojë edhe një Top të Artë, se përse dëshiron ta fitojë Botërorin. Sepse, ai është një njeri i uritur”, ka shtuar Evra.

Edhe pse është 33 vjeç, Ronaldo nuk po tregon shenja të lodhjes apo dorëzimit.

Ai ka realizuar 44 gola në 44 ndeshje për Real Madridin në sezonin që përfundoi duke e ndihmuar ekipin që ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Ai shënoi tre gola për Portugalinë në ndeshjen e parë të Botërorit në barazimin 3:3 me Spanjën. /Zëri/

Të rekomanduara