Zvicra e shqiptarëve e merr një lajm të madh për lojën me Serbinë

Botërori 2018 June 19, 2018 - 10:53

Përfaqësuesja e Zvicrës e ka marrë një lajm të madh para ndeshjes me Serbinë, shkruan zeri.info.

Mjeku i ekipit përfaqësues zviceran, Cuno Wetzel ka thënë se Valon Behrami do ta jetë i gatshëm për duelin e rëndësishëm të së premtes.

Futbollisti kosovar u zëvendësua në minutën e 70-të në barazimin 1:1 me Brazilin për shkak të një lëndimi muskulor.

Mirëpo, duket se nuk është asgjë serioze.

Ky konstatim ka dalë nga stafi mjekësor zviceran pasi iu bënë kontrollet e detajuara futbollistit mitrovicas.

“Ai ka nevojë për kujdes, por duhet të jetë përsëri në formë dhe i gatshëm për ndeshjen me Serbinë”, ka thënë Wetzel. /Zëri/

Të rekomanduara