Egjipti me Salahun e do fitoren e parë në Botëror

Botërori 2018 June 19, 2018 - 10:37

Mohamed Salah nuk mundi ta ndihmonte Egjiptin në humbjen nga Uruguai, shkruan sot gazeta Zëri.

Mirëpo ylli egjiptian duket se është i gatshëm për ndeshjen e sontme ndaj Rusisë, e vlefshme për Grupin A të Botërorit, e cila e nis serinë e dytë të fazës së grupeve.

Salah, i cili ishte lënduar në krah në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, mund ta bëjë debutimin në Botëror sonte në duel me mikpritësin e Botërorit.

Sidoqoftë, ish-futbollisti rus Dimitri Cheryshev thotë se Salah është lojtar i madh, por që nuk e ka klasin e njëjtë me Ronaldon, me Messin ose edhe me Neymarin.

I biri i tij Denis Cheryshev ia doli të shënonte në fitoren e thellë të rusëve 5:0 ndaj Arabisë Sauditë.

“Salah është një lojtar i madh, por nuk është yll i klasit botëror, i cili mund të garojë për ‘Topin e Artë’. Ai nuk do ta ketë të lehtë te Egjipti, njëjtë si në Liverpool”, ka thënë Cheryshev.

Skuadra e Hector Cuperit do ta kërkojë fitoren e parë ndaj rusëve, të cilët me një fitore eventuale do të shkonin në fazën tjetër. /Zëri/

Botërori 2018

E martë

Grupi A

20:00 Rusia – Egjipti

Të rekomanduara