Juventus fillon bisedimet me yllin e ''Kampionatit botëror 2018''

Botërori 2018 June 19, 2018 - 08:09
Ja për cilin futbollist bëhet fjalë

Juventus kërkon një përforcim të ri nga Rusia.

Juventus nuk ka më dyshime dhe ka filluar kontaktet me CSKA Moskën në lidhje me transferimin e mesfushorit Aleksandr Golovin.

Reprezentuesi rus shkëlqeu me asistim dhe gol në fitoren ndaj Arabisë Saudite me rezultat 5:0 në ndeshjen hapëse të “Kampionatit botëror 2018”.

Kurse, mediat italiane raportojnë se skuadra kampione nga Serie A kërkon transferimin e tij të menjëhershëm në Torino, përcjell “lajmi.net”.

CSKA Moska e vlerëson Golovinin në 25 milionë euro.

Kurse, Juventus deri më tani ka shfaqur gatishmëri të paguajë 17 milionë euro dhe 3 të tjera në bonuse.

Image

 

Të rekomanduara