Zvicra merr zemër, i ka dy fjalë për Serbinë

Botërori 2018 June 18, 2018 - 23:32
Detajet

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka folur menjëherë pas ndeshjes.

Ekipi kombëtar i Zvicrës barazoi 1 me 1 ndaj Brazilit.

Pas ndeshjes, trajneri boshnjak lavdëroi futbollistët dhe tha se do të luajë me këtë formë edhe ndaj Serbisë.

“Unë shpresoj se njerëzit do të njoftohen për ne tani. Ndonjëherë ka një mungesë njohje, dhe mendoj se kjo është për tu ardhur keq, sepse ndonjëherë në luajmë shumë mirë. Kemi vetëm një humbje në kualifikuese. Ne do të luajmë me të njëjtën qëndrueshmëri edhe ndaj Serbisë. Pikërisht në këtë mënyrë”, ka thënë Petkovic.

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës luhet më 22 qershor.

Të rekomanduara