Flet heroi i Anglisë, Harry Kane

Botërori 2018 June 18, 2018 - 22:30
Detajet

Sulmuesi më i mirë anglez dhe njeriu nga i cili pritej më së shumti në kombëtaren angleze, Harry Kane, ka shpalosur atë që është pritur nga ai – golat.

Ai shënoi dy herë në portën e Tunizisë, për të arritur fitoren 2-1.

Menjëherë pas ndeshjes, Kane ka folur për mediat. Ka thënë se me rëndësi është grupi dhe se janë të lumtur për fitoren e madhe.

“Është një fitore e madhe, jam shumë krenar. Mendoj se luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë”, ka deklaruar ai, derisa ka komentuar edhe referimin.

“Nuk e kam parë momentin e penaltisë përsëri, por nga ajo që kam parë nuk m’u duk si penalti. Urime çunave, që përkundër të gjithave vazhduam”.

“Kemi folur shumë për përbashkësinë në grup. Është mirë ta shohim të funksionojmë së bashku edhe në fushë. Sot bashkë u ndjemë të lumtur. Kanë mundur të jepen disa penalti në favor tonin. Ata vazhdimisht mundoheshin të na kapnin, ndalnin dhe stoponin nga vrapimi. Kupa e Botës është e vështirë, por mendoj se po ia dalim mirë”.

Të rekomanduara