Botërori 2018

Lojtarët e Arabisë Saudite përjetojnë tmerrin, avioni i kaplohet nga flakët

Lojtarët e Arabisë Saudite përjetojnë tmerrin, avioni i kaplohet nga flakët
18 qershor 2018 • 21 : 58

FOTO

Skuadra e Arabisë Saudite ishte duke udhëtuar për në Rostov, ku do të mbaj ndeshjen e dytë, por avioni i tyre është kapluar nga zjarri

Flakët kanë shpërthyer në njërin prej motorëve të Russian Airlines Airbus kur Kombëtarja e Arabisë Saudite ishte duke udhëtuar për në Rostov ku do të ndeshet kundër Uruguait të mërkurën.

“Federata e Futbollit Saidit dëshiron ti siguron të gjithë se të gjithë lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurt pas një dëmtimi minor dhe teknik të motorit të avionit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të federatës saudite për media.

“Avioni ka ateruar para pak minutave në Rostov on Don Airport, kurse edhe personeli i avionit janë të sigurt”.

Avioni ishte i titupit Russian Airlines Airbus A319-100 dhe askush nuk është lënduar në të. Lojtarët kanë filmuar vetveten dhe janë të qetë, e bashkë me të është edhe një 12 vjear.

Arabia ndeshjet më Uruguain, pasi humbën me rezultat të thellë 5-0 kundër Rusisë të enjten. /GazetaExpress/ 

Image

Image

 

© zëri.info