Valon Behrami flet kështu për ndeshjen me Serbinë!

Botërori 2018 June 18, 2018 - 12:56

Valon Behrami ka qenë njëri prej më të mirëve në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Brazilit, shkruan zeri.info.

Mesfushori kosovar e ka bllokuar yllin brazilian, Neymar dhe gjatë 70 minutave sa luajti ishte një luftëtar i vërtet.

Njëjtë pritet të jetë ai edhe në ndeshjen e së premtes ndaj Serbisë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, një lojë mjaft e rëndësishme për ne. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat këto ditë. Shpresoj të jem në këtë lojë”, deklaroi Behrami, i cili e pësoi një lëndim të lehtë në duel me Seleçao. /Zëri/

Të rekomanduara