VAR-i s’është justifikim për Brazilin

Botërori 2018 June 18, 2018 - 11:15
Detajet

Marcelo thotë se vendimet e gjyqtarit nuk ishin arsyeja sepse Brazili u ndal në barazim 1:1 nga Zvicra, transmeton zeri.info

Kapiteni i përfaqësueses braziliane nuk e fajëson gjyqtarin pas barazimit ndaj zviceranëve të dielën, pavarësisht diskutimeve për golin e helvetikëve.

Brazilianët u ankuan në referim për shkak se në golin e Steven Zuberit, ai kishte shtyrë mbrojtësin Joao Miranda para se të çonte topin drejt rrjetës.

“Ai (gjyqtari) nuk deshi të shikoj në ekran, por nuk është një justifikim për barazimin”, deklaroi Marcelo.

“Ky barazim nuk na lëkund, ekipe të tjera të mëdha e kanë filluar me humbje. Ne mendojmë vetëm ndeshje pas ndeshje”, shtoi ai./Zëri

Të rekomanduara