Kupa e Botës, vetëm në 1990-n është bërë më keq se në Rusi

Botërori 2018 June 18, 2018 - 11:04
Detajet

Botërori në Rusi po dhuron shumë pak gola, kjo kishte ndodhur vetëm në Itali më 1990

Pas 11 ndeshjeve të para të këtij Botërori, një nga të dhënat që bie më shumë në sy është ajo që ka të bëjë më numrin e pakët të golave: vetëm 25 realizime, për një mesatare 2,27 për ndeshje.

Një shifër negative, edhe pse këto 11 ndeshje përfaqësojnë 17% të totalit të sfidave.

Vetëm në Itali ’90 është regjistruar një mesatare më e ulët gjatë fazës me grupe: 2.20 gola për ndeshje.

Mesatarja më e lartë është regjistruar në Botërorin e 1954-ës: 5,38 gola për ndeshje.

 

Të rekomanduara