Maradona ka disa fjalë për Messin

Botërori 2018 June 18, 2018 - 10:40
Detajet

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona ka mbrojtur bashkëkombësin e tij Lionel Messi pas kritikave ndaj tij për humbjen e penaltisë në barazimin 1:1 kundër Islandës.

“Unë kam humbur pesë penalti radhazi dhe unë ende isha Diego Armando Maradona”, deklaroi fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986.

“Ndeshja dhe dy pikët e humbura nga skuadra nuk janë për shkak të penaltisë. Ai e tregoi veten dhe dha gjithçka që mund të jepte nga vetja. Djaloshi e bëri detyrën e tij”, shtoi Maradona.

“Në fushë, ai ishte shumë i nervozuar. Siç do të isha edhe unë”, u shpreh ish-reprezentuesi argjentinas, i cili kishte realizuar 34 gola në 90 paraqitje për këtë përfaqësuese./Zëri

Të rekomanduara