Gjermania ende mund ta fitojë Botërorin

Botërori 2018 June 18, 2018 - 10:28
Detajet

Timo Werner insiston se Gjermania ende mund ta fitojë Kupën e Botës për herë të dytë radhazi, pavarësisht fillimit të dobët pas humbjes 1:0 nga Meksika të dielën, transmeton zeri.info

Përfaqësuesja gjermane, e cila kishte fituar vetëm një prej gjashtë ndeshjeve miqësore para fillimit të Botërorit, dukej shumë e pasigurt ndaj Meksikës dhe tani do të duhet të luftojë për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

Gjermanët do të përballen me Suedinë të shtunën dhe Werner beson se ekipi i tij është i gatshëm për të bërë kthesën në atë ndeshje.

“Sigurisht qe në ende mund ta fitojmë Kupën e Botës, Ne jemi Gjermania dhe ne duam të fitojmë çdo ndeshje, kjo është e qartë”, deklaroi Werner.

“Gjëra si këto ndodhin, ju mund të humbisni një ndeshje, por duhet të ngriheni sa më shpejt që është e mundshme për të gjetur një zgjidhje”, shtoi sulmuesi i Leipzigut.

“Është më mirë të humbësh ndeshjen e parë sesa të katërtën apo të pestën. Spanja humbi ndeshjen e parë në Kupën e Botës në Afrikë të Jugut dhe në fund u shpall kampion. Tani ne duhet të fitojmë ndeshjen e ardhshme ndaj Suedisë”, shtoi ai./Zëri

Të rekomanduara