Januzaj ka disa fjalë për De Bruyne, që ishte afër t’ia thyejë këmbët në stërvitje

Botërori 2018 June 18, 2018 - 09:52
Ja çfarë thotë ai

Januzaj e sheh si diçka normale ndërhyrjen e ashpër të De Bruyne në shqiptarin, por që fatmirësisht kaloi pa pasoja.

Mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, ndërhyri ashpër në stërvitje në ish anësorin e Manchester United, Adnan Januzaj para ndeshjes me Panamanë.

Por, Januzaj, që i shpëtoi lehtësisht kësaj ndërhyrjeje brutale, çuditërisht ka justifikuar De Bruynen.

“Ajo nuk me shqetëson, sepse është pjesë e intensitetit të stërvitjeve”, tha De Bruyne.

“Unë jam driblues, Kevin dëshiroi vetëm të marrë topin dhe pas ndërhyrjes, unë vetëm doja ta rikuperojë topin sa më shpejtë të jetë e mundshme”.

“Jemi në Kupën e Botës dhe intensiteti është shumë i lartë”, shtoi mes tjerash Januzaj. /Gazeta Express/

 

Të rekomanduara