Behrami pjesë e formacionit të ditës së katërt të Botërorit

Botërori 2018 June 17, 2018 - 23:46

Ka përfunduar edhe dita e katër e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Së pari Serbia fitoi ndaj Kosta Rikës me rezultat 0-1 në Grupin E, ndërsa po në këtë grup Brazili barazoi me Zvicrën me rezultat 1-1.

Ndërsa befasia e ditë ishte fitorja e Meksikës ndaj Gjermanisë me rezultat 0-1.

Pas paraqitjes së mirë meksikanëve, lojtarët e tyre dominuan edhe formacionin e ditës të përpiluar nga BR Football, shkruan Telegrafi.

Në njëmbëdhjetëshin më të mirë është edhe shqiptari që përfaqëson Zvicrën, Valon Behrami.

Më poshtë keni formacionin e plotë nga dita e katërt: 

Portier: Guillermo Ochoa (Meksikë); Carlos Salcedo (Meksikë), Nikola Milenkovic (Serbi), Fabian Schar (Zvicër), Aleksandar Kolarov (Serbi); Valon Behrami (Zvicër), Hector Herrera (Meksikë), Steven Zuber (Zvicër), Sergej Milinkovic-Savic (Serbi), Hirving Lozano (Meksiko), Javier Hernandez (Meksikë).

Image

Të rekomanduara