Gjermani (0:1) Meksikë (Rastet dhe Goli)

Botërori 2018 June 17, 2018 - 19:05

Meksika e ka befasuar kampionin botëror, Gjermaninë, të cilën e ka mposhtur me rezultat minimal, 1:0, në kuadër të Grupit F të Kampionatit Botëror të futbollit.

Meksikanët kanë bërë lojë mjaft të mirë dhe kanë fituar me meritë. Golin e fitores për ta e ka realizuar Hirving Lozano pas një aksionit të shkëlqyeshëm të meksikanëve. Ky i fundit u zgjodh njëherësh futbollisti i ndeshjes.

Nga ana tjetër, gjermanët nuk ishin në nivelin e duhur edhe pse tentuan vazhdimisht, sidomos pasi e pësuan golin. Toni Kroos e ka qëlluar tërthorësen, ndërsa Julian Brandt në minutën e fundit e qëlloi shtyllën.

Gjermania do ta kërkojë kualifikimin në dy ndeshjet tjera të këtij grupi, me Suedinë dhe Korenë e Jugut. Ndërsa, meksikanët e bënë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën eliminuese. /Zëri/

Të rekomanduara