Meksika befason kampionin botëror

Botërori 2018 June 17, 2018 - 18:50

Meksika e ka befasuar Gjermaninë, të cilën e ka mposhtur me rezultat minimal, 1:0, shkruan zeri.info.

Meksikanët kanë bërë lojë mjaft të mirë dhe kanë fituar me meritë.

Golin e fitores për ta e ka realizuar Hirving Lozano pas një aksionit të shkëlqyeshëm të meksikanëve.

Nga ana tjetër, gjermanët nuk ishin në nivelin e duhur dhe tentuan në minutat e fundit të barazonin, por nuk ia dolën.

Paraprakisht, Toni Kroos e qëlloi shtyllën, por edhe Julian Brandt në minutën e fundit.

Gjermania do ta kërkojë kualifikimin në dy ndeshjet tjera të grupit, me Suedinë dhe Korenë e Jugut. /Zëri/

Të rekomanduara