Tifozët çeçen i dhurojnë 100 kg tortë Mohamed Salahut për ditëlindje

Botërori 2018 June 17, 2018 - 16:42
Detajet

Sulmuesi i Egjiptit nuk kaloi një ditëlindje të mirë teksa është mposhtur nga Uruguai në sekondat e fundit të takimit gjatë ndeshjes së parë të Kupës së Botës.

Gjithsesi, një grup tifozësh nga Çeçenia kanë arrë përsipër t’i rikthejnë humorin yllit të Liverpool, duke i dhuruar një tortë 100 kg, të dekoruar me Këpucën e Artë.

Torta dykatëshe ishte me ngjyrat e flamurit të Egjiptit dhe iu dha gjatë mbërritjes së kombëtares në qendrën stërvitore që ndodhet në kryeqytetin çeçen Grozny, raporton tele sport.

Shokët e ekipit kanë kënduar “Happy Birthday” në arabisht dhe anglisht përpara se 26-vjeçari të frynte qirinjtë.

Image

 

 

 

 

Të rekomanduara