Roberto Carlos: Brazili do të vuajë ndaj Zvicrës

Botërori 2018 June 17, 2018 - 14:44
Detajet

Legjenda e kombëtares së Brazilit, Roberto Carlos, ka thënë se "Selecao" nuk do të ketë fare punë të lehtë ndaj Zvicrës.

Sipas Roberto Carlosit, Zvicra është skuadër e papërshtatshme.

Në një intervistë për Blick, ai potencon se Brazili do ta kishte vështirë ta mposhtë Brazilin edhe pa Neymarin.“Me Neymarni Brazili është më i fortë. Por, edhe me Neymarin është vështirë të mposhtet Zvicra. Do të jetë një futboll i mirë sonte (e dielë), ku Brazili do të vuajë për të fituar”.

“Brazili nuk është i pamposhtur, edhe me Neymarin nuk është. Por, gjasat janë të mëdha që me Neymarin të fitohet Kupa e Botës”.“Por, besoj se tash do të bëhemi kampionë të botës. Ajo që u shkatërrua në vitin 2014 do të rregullohet tash. Ka ardhur koha për këtë”, deklaroi Carlos për Blick.

Brazili dhe Zvicra përballen sonte nga ora 20:00 në Rostov Arena.

Të rekomanduara