Mourinho tallet keq me lojtarin e Argjentinës

Botërori 2018 June 17, 2018 - 12:55
Detajet

Jose Mourinho është tallur keq me portierin e Argjentinës, Willy Caballeron.

Ai e quajti Caballeron fajtor për barazimin ndaj Islandës, përcjellë “Lajmi.net”.

“Willy Caballero në portë është njëlloj si të jem unë. Unë në portë mund të bëj aq sa bën Caballero. Edhe unë aq pres, sa ai “, deklaroi Mourinho.

“Sigurisht që Argjentina dominoi, por Messi ishte shumë larg portës kundërshtare dhe kishte nevojë për më shumë se një driblim që të lirohej,” shtoi ai.

Image

Të rekomanduara