Modric e paralajmëron Messin: Duhet të luani për fitore kundër nesh

Botërori 2018 June 17, 2018 - 09:17
Detajet

Kroacia mori kryesimin e Grupit D në Kupën e Botës në Rusi pas fitores 2-0 ndaj Nigerisë të shtunën dhe kapiteni Luka Modric beson se kroatët mund ta sfidojnë Argjentinën e Lionel Messit në ndeshjen e radhës.

Mesfushori i Real Madridit e konvertoi në gol penalltinë në pjesën e dytë duke ia siguruar Kroacisë tri pikë të plota kundër Nigerisë, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Zlatko Dalicit tani do të përballet me Argjentinë – e cila u ndalë me barazim 1-1 nga Islanda pasi Messi e humbi penalltinë në ndeshjen hapëse të tyre – të enjten duke ditur se fitorja eventuale ia siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Modric shpreson se fitorja ndaj Nigerisë mund t’i japë shumë besim Kroacisë.

“Argjentina ka shumë cilësi në skuadër, por kjo fitore do ta na e rris vetëbesimin dhe do ta ngrehim nivelin e lojës”, tha Modric.

“Do ta luajmë një lojë të mirë kundër Argjentinës. Ata duhet të luajnë për fitore për shkak të rezultatit të së shtunës, i cili ishte i papritur për ta”, shtoi ai.

 

Të rekomanduara