Shqiptarët e Zvicrës sfidojnë sot Brazilin

Botërori 2018 June 17, 2018 - 15:56
Detajet

Gjatë mbrëmjes së sotme duke filluar nga ora 20:00 do të luhet takimi interesant mes Zvicrës dhe Brazilit, shkruan “Zëri.info”.

Ajo çfarë është interesant është se në kombëtaren e Zvicrës luajnë gjithsej katër lojtarë shqiptarë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli.

Që të katërtit pritet të luajnë ndaj pesë herë kampionit të botës.

Në kuadër të këtij grupi më herët Serbia shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Kosta Rikës./Zëri

Të rekomanduara