Shënon sërish Cristiano Ronaldo, Portugalia në epërsi

Botërori 2018 June 15, 2018 - 20:46

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së grupit B, për kupën e botës në Rusi, në mes Portugalisë dhe Spanjës ku janë shënuar tri gola.

Ishte i pari Ronaldo ai që e dërgoi në epërsi Portugalinë me golin e tij në minutat e para të lojës e që më pas goli i Diego Costa për Spanjen që barazoi rezultatin, shkruan “Zëri.Info”.

Ronaldo nuk e la më kaq, dhe sërish në fund të pjesës së parë ka shënuar duke dërguar kështu Portugalinë sërish në epërsi dhe rezultati për këtë pjesë është 2 me 1 për Portugalinë./ZERI

Të rekomanduara