Nëna i zbulon sekretet: Ronaldo qan shumë lehtë, dua ta shoh te Man Unitedi

Botërori 2018 June 15, 2018 - 15:56
Lexo detajet!

Përsëri, nëna e Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, është kthyer në media për të treguar rrugën e djalit të saj.

Ajo e ka bërë këtë përmes një interviste në “Le Parisien”, ku ka rrëfyer përsëri, siç ka bërë në raste të tjera, se do të donte që djali i saj të kthehej te Manchester United:

“Ai kurrë nuk më ka bërë të trishtuar, gjithmonë më ka dhënë shumë gëzime, sepse ka fituar shumë gjëra. Do të doja që të kthehej në Manchester, sepse ishte shumë mirë i pranuar atje”. Këto fjalë të nënës vijnë në kulmin e një lufte midis djalit të saj dhe Real Madridit për vazhdimësinë e CR7 në “Bernabeu” apo jo.

Rreth ndjeshmërisë së yllit portugez, Dolores Aveiro zbuloi anën emocionale të djalit të saj dhe komentoi: “Djali im qan shumë lehtë. Nëse ka një mik në shtëpi që ka një problem familjar, ose një sëmundje, ose kur sheh në raporte televizive fëmijë që vuajnë, lotët i vijnë shpejt”.

 

Të rekomanduara