Tre futbollistë i pret dënimi në Arabi për humbjen e turpshme nga Rusia

Botërori 2018 June 15, 2018 - 14:44
Lexo lajmet nga vendi, rajoni dhe bota!

Rusia ka shënuar fitore të thellë në takimin e hapës të botërorit të futbollit.

Rusët triumfuan me rezultat të thellë prej 5-0 kundër kombëtares së Arabisë Saudite.

Kjo ka bërë që të reagoj ashpër kryetari i federatës arabe, Adel Ezzat, i cili ka bërë të ditur se së paku tre lojtarë do të ndëshkohen.

Ai ka treguar se fajtor kryesor për turpërimin e arabëve është portieri Abdullah Al-Mayouf, sulmuesi Mohammad Al-Sahlawi dhe mbrojtësi Omar Hawsawi.

“Jemi të zhgënjyer me humbjen”, ka thënë Ezzat për gazetën Al-Youm Assabaa.

“Ky rezultat është i pakënaqëshëm sepse nuk reflekton nivelin tonë të përgatitjeve”, ka shtuar ai.

“Disa lojtarë do të dënohen – portieri Al-Mayouf, sulmuesi Al-Sahlawi dhe mbrojtësi Hawsawi’, pohoi.

Kujtojmë se në grupin A së bashku me këto dy kombëtare gjenden edhe Egjipti dhe Uruguai. /Telegrafi/

Të rekomanduara