Botërori vazhdon me super ndeshje, Egjipt vs Uruguai – Salah në stol

Botërori 2018 June 15, 2018 - 12:58
Lexo lajmet nga vendi, rajoni dhe bota!

Salah nuk është titullar në ndeshjen e dytë të Botërorit “Rusi 2018”, e vlefshme për Grupin A.

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Egjiptit e Uruguait, e vlefshme për Grupin A.

Pas Rusisë, që fitoi 5-0 kundër Arabisë Saudite, Egjipti dhe Uruguai do të kërkojnë t’i bashkohen në krye nikoqirëve, çka do të bënin hap të madhe për ta kaluar grupin.

Mohamed Salah, që u dëmtua në finale të Champions League, ia ka dalë të rikuperohet, por nuk starton kundër Uruguait të Luis Suarezit.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje, Iran-Marok (17:00) dhe Spanjë-Portugali (20:00), të vlefshme për Grupin B./Express

Image
Të rekomanduara