Rusia 2018: Qeveria i përgjigjet deputetes që kishte bërë thirrje që ruset të mos kenë marrëdhënie me të huajt

Botërori 2018 June 15, 2018 - 11:47
Detajet

Kampionati Botëror sapo ka filluar, ndërsa në Rusi janë ngritur shqetësime të tjera rreth turistëve.

Kampionati Botëror i Futbollit, Rusia 2018 do të dërgojë miliona të huaj në shtetin e Putinit, për këtë arsye një deputete ka kërkuar nga gratë ruse që të mos kenë marrëdhënie seksuale me të huajt, ndërsa sot ka reaguar qeveria.

Botërori Rusia 2018 është një realitet dhe miliona turistë kanë mbërritur në shtetin e Vladimir Putin me qëllimin për të i ndjekur ekipet e tyre të preferuara.

Lidhur me këtë fakt, një deputete ruse i ka kërkuar grave të shtetit të saj që të evitojnë kontaktet intime me të huajt, ndërsa Kremlini zyrtarë i është përgjigjur asaj me një mesazh. 

Ka qenë zëdhënesi i Presidentit Rus, Dimitri Peskov, që ka reaguar shefës së Komitetit të Familjes, Grave dhe Fëmijëve, Tamara Planteva. Ai ka thënë se janë gratë ruse që do të vendosin vet se me kënd të krijojnë lidhje dhe me kënd jo./GazetaExpress/



 

Të rekomanduara