Rusia po dhuron spektakël, ashtu siç i ka hije një Botërori

Botërori 2018 June 14, 2018 - 18:39
Rusia po dhuron spektakël

Rusia ka shënuar edhe golin e tretë kundër Arabisë Saudite në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Luzhniki”, ku nikoqirët po dhurojnë spaktakël.

Golin e parë në Botërorin e Rusisë e realizoi, Yuri Gazinskiy, në minutën e 12-të.

Për 2-0 shënoi ish-anësori i Real Madridit, Denis Cheryshev, që hyri në lojë në minutën e 24’, në vend të lënduarit, Alan Dzagoev.

Kurse për 3-0 realizoi Artem Dzyuba në minutën e 72-të. /Gazeta Express/

 

Të rekomanduara