'Bombat e kurdisura' të Botërorit

Botërori 2018 June 14, 2018 - 15:07

Kupa e Botës është vetëm një ditë larg dhe ekipet tashmë kanë shpallur listat e tyre të të ftuarve. Në mesin e 736 futbollistëve që do të marrin pjesë në kompeticionin më të madh të futbollit në botë ka një numër të madh të futbollistëve nën moshën 21 vjeç. “Goal.com” ka zgjedhur 10 talentet, të cilët pritet të shpërthejnë në “Rusia 2018”, shkruan "Zëri.Info".

1. Kylian Mbappe, Francë – 19-vjeçar

Adoleshenti 180-milionësh pritet të ketë një impakt të madh për Francën në Kupën e Botës pasi që ndihmoi Paris Saint-Germainin drejt titullit të kampionit në ligën franceze. Lëvizjet e tij pritet të jenë shumë të përshtatshme për mbrojtësit kundërshtarë, derisa mund ta ndihmojë Francën edhe me inteligjencën dhe shkathtësitë e tij.

2. Gabriel Jesus, Brazil – 21-vjeçar

Disi duket sikur Gabriel Jesus është një veteran pavarësisht se është vetëm 21-vjeçar. Me mbi 150 paraqitje nën llogarinë e tij dhe fitues i Premierligës, ai pritet të luajë një rol të madh për Brazilin në këtë verë. Lëvizjet instiktive të tij në vijën e fundit të mbrojtjes kundërshtare e bëjnë atë njërin prej më të rrezikshmëve në Kupë të Botës.

3. Marcus Rashford, Angli – 20-vjeçar

Sulmuesi i Manchester Unitedit ka shënuar gola në Premierligë, në Ligë të Kampionëve, në Ligë të Evropës dhe në Kupë të Ligës në debutimin e tij në nivel të klubeve dhe gjithashtu ka realizuar në debutim edhe në ekipin U-21 të Anglisë. Tani ai hyn në Kupë të Botës me mundësi të arta për të shpërthyer. Sulmuesi anësor mund të jetë një ndihmë e madhe për Harry Kanen me shpejtësinë dhe me stilin e tij.

4. Rodrigo Bentancur, Uruguai – 21-vjeçar

Ai mund të ketë vetëm pesë paraqitje si titullar në Serie A që prej transferimit te Juventusi nga Boca Juniors para një viti, por Bentancur ka krijuar një simpati të madhe falë lojërave të tij me Bardhezinjtë. I qetë me topin në këmbët e tij, mesfushori me tipare sulmuese ka dhënë pasime shumë të vlefshme për bashkëlojtarët e tij. Uruguaiani mund të shkojë lart me ndihmën e tij.

5. Ousmane Dembele, Francë – 21-vjeçar

Pasi u transferua nga Borussia Dortmundi te Barcelona në verën e kaluar për 105 milionë euro, është e drejtë të thuhet se Dembele tashmë ka lënë gjurmët e tij në botën e futbollit. 21-vjeçari luan mirë me të dyja këmbët, ka një trup fantastik dhe finalizim të shkëlqyeshëm. Dëshira e tij natyrale për të mbajtur topin edhe në hapësirat më të ngushta e bën atë të këndshëm për t’u parë. Ai sapo është rikthyer nga lëndimi që ia shkatërroi edicionin e tij të parë te Barcelona dhe pa dyshim që pritet që më e mira nga ai të vijë në Botëror./ZËRI

Të rekomanduara