Zanetti: Ky do të jetë problemi i Messit në Botëror

Botërori 2018 June 14, 2018 - 14:44
Lexo detajet


"Messi ka presion të madh nga mediat".

Javier Zanetti e pranon që Leo Messi ka presion të jashtëzakonshëm për të fituar Botërorin.

Ai deklaroi që do të jetë e vështirë për argjentinasit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ka shumë presion mbi të, por jo vetëm në këtë Botëror, edhe në të kaluarën”, deklaroi Zanetti.

“Gjithkush pret që të jetë Kampionati Botëror i tij dhe se Argjentina mund të fitojë, por do të jetë e vështirë, sepse unë shoh ekipe të tjera më të kompletuara. Humbjet në dy finalet e “Copa America” dhe një tjetre në Kupën e Botës ia shtojnë më tej presionet atij dhe ekipit nga mediat”.

“Kupa e Botës ndalon të gjithë vendin në Argjentinë, ka entuziazëm dhe pasion të madh për këtë ekip kombëtar dhe shpresojmë që të shkojmë deri në fund të garës”, shtoi ai.

Të rekomanduara