Kjo është e vërteta e performancës së Era Istrefit në hapjen e Kupës së Botës

Botërori 2018 June 14, 2018 - 10:53

Era Istrefi, Nicky Jam, dhe Will Smith do këndojnë himnin e Kupës së Botës, shkruan Gazeta Blic.

“Live It Up” titullohet kënga e cila do të këndohet para 80 mijë tifozëve në stadiumin Luzhniki në Moskë, më datë 15 korrik.

Teksa të gjithë po flasin se ajo do të performojë sot në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës, Era Istrefi përmes një postimi të bërë ka treguar se ndodhet në Xhamajka dhe se nesër do të fillojë xhirimet e këngës së fundit “Prisoner” e cila u lansua në versionin audio me datë 8 qershor, duke hedhur poshtë çdo gjë që është shkruar sot.

Në një intervistë të dhënë për FIFA-n, Era Istrefi u shpreh e lumtur që ishte pjesë e kësaj kënge, duke qenë se është një tifoze e flaktë e futbollit.

“Të jem pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës që organizohet nga FIFA, ka qenë një eksperiencë e pa pabesueshme dhe më emocionuesja deri më tani. Puna pranë artistëve shumë të talentuar si Diplo, Will Smith dhe Nicy Jam, për të cilët kam një admirim të madh, ka qenë mahnitëse dhe me shumë qejf. Edhe unë jam po ashtu një fans shumë e madhe e futbollit, e nuk mund të pres që të fillojë Kupa e Botës” – ka thënë Era Istrefi”./Gazeta Blic

Të rekomanduara