Njihuni me 20 lojtarët më të ri të Botërorit Rusia 2018

Botërori 2018 June 14, 2018 - 00:08
Këta janë lojtarët më të ri të Botërorit Rusia 2018

Këtë vit Botërori ofron një mundësi të mirë për të rritur disa yje të rinj që duken talenta premtues

Ata janë shumica 20 vjeç e disa edhe 18-vjeçar.

Më poshtë do të gjeni 20 futbollistët më të ri në Botërorin Rusia 2018. 

#20 Albert Gudmundsson | Islandë | 15 qershor 1997

Image

Gudmundsson u rrit si lojtarë në akademinë e PSV, derisa ka shënuar 28 gola në 63 ndeshje për skuadrën e tyre rezërve, qëkurse anësori ka nënshkruar kontratë profesionale me skudrën holandeze. Me skuadrën e parë ka pasur vetëm nentë paraqitje. Ai ka pasur një karrierë të mirë me Islandën, ku ka shënuar tri gola në pesë paraqitje.

#19 Amine Harit | Marok | 18 qershor 1997

Image

Amine Harit është rritur nga akademia e Nantes në Francë dhe paraqitjet e mira bën që ai të kalojë në skuadrën gjermane Schalke, ku ka pasur 29 paraqitje në sezonin e tij debutues. Pasi kishte luajtur për Francën në nivele te të rinjve, Harit vendosi që të luaj për Marokun dhe ai ka pasur tri paraqitje me këtë Kombëtare  që nga debutimi me të tetorin e vitit të kaluar.

#18 Bassem Srarfi | Tunizia | 25 qershor 1997

Image

Bassem Srarfi u transferua në Nice nga skuadra tuniziane Club Africain në ditën e fundit të afatit kalimtar në janar të vitit 2017. Mesfushori ka pasur 37 paraqitje në të gjitha garat për Nice deri me tani dhe ka bërë debutimin e tij me Tunezinë në mars.

#17 Rodrigo Bentancur | Uruguai | 25 qershor 1997

Image

Rodrigo Bentancur zyrtarisht i është bashkuar Juventusit verën e kaluar nga Boca Juniors pasi kishte impresionuar me skuadrën argjentinase. Mesfushori nuk kishte pasur shumë paraqitje me skuadrën e parë në sezonin e tij debutues, duke bërë vetëm 27 paraqitje në të gjitha garat kurse ai pati edhe gjashtë paraqitje me skuadrën e Uruguait pasi kishte debutuar për ta shtatorin e kaluar.

#16 Kasper Dolberg | Denimark | 10 tetor 1997

Image

Dolberg është një tjetër talent i Ajaxit nga akademia e tyre. Që kurse ka filluar të luaj në skuadrën e parë më 2016, sulmuesi ka shënuar 32 gola në 77 paraqitje në të gjitha garat. Ai është paraqitur katër herë me Danimarkën dhe është çështje kohe kur ai të kalojë në një skuadër të madhe Europiane.

#15 Nikola Milenkovic | Serbi | 12 tetor 1997

Image

Ai është zhvilluar nga akademia e Partizanit të Beogradit, derisa vitin e kaluar ka kaluar në Fiorentina në Serie A. Mbrojtësi ka pasur 16 paraqitje në seonin e tij debutues dhe është përfaqësues i Serbisë më 2016, derisa është paraqitur vetëm tri herë për skuadrën kombëtare.

#14 Hamza Mendyl | Marok | 21 tetor 1997

Image

Mbrojtësi i majtë Hamza Mendy luan për skuadrën franeze Lile dhe bëri debutimin e tij në skuadrën seniore në shkurt të vitit të kaluar. 20 vjeçari ka 13 ndeshje me Marokun ku kishte debtuar në Kupën e Kombëve Afrikane në prill të vitit 2016.

#13 Edson Alvarez | Meksikë |  24 tetor 1997

Image

Edson Alvarez luan për skuadrën meksikane Club America dhe ka debutuar më 2016, duke bërë 67 paraqitje në të gjitha garat. Mbrojtësi është paraqitur 11 herë nga Meksika dhe kishte debutuar me gol në Gold Cup kundër Curacao kur ishte bërë lojtari më i ri meksikan që shënon në këtë garë.

#12 Marcus Rashford | Angli | 31 tetor 1997

Image

Rashford është njëri prej lojtarëve më të lënduar në vijën e sulmit të Manchester United, për të cilën skuadër ka debutuar më 2016, duke shënuar dy herë në debutimin e tij në Europa Ligë dhe pastaj kishte shënuar kundër Arsenalit në Premier Ligë disa ditë më vonë. Sulmuesi ka bërë 123 paraqitje për United duke shënuar 32 gola dhe është njëri prej lojtarëve më të mirë në Angli.

#11 Luka Jovic | Serbi |23 dhjetor 1997

Image

Verën e kaluar Jovic nënshkroi me Eintracht Frankfurtin si huazim për dy vite nga Benfica. I riu kishte kaluar në Benfikë më 2016 pasi kishte shënuar 13 gola në 48 ndeshje për skuadrën e Crvena Zvezdës. Sulmuesi ka pasur një paraqitje të mirë edhe në Gjermani ku ka shënuar tetë gola në 22 ndeshje për Frankfurtin që përfunduan të tetit në Bundesligë.

#10 Lee Seung-ëoo | Koreja Jugore | 6 janar  1998

Image

Verën e kaluar Lee Seung-ëoo kaloi të skuadra italiane Hellas Verona nga Barcelona, por gjigantët spanjoll mund ta kthejnë anësorin më 2019 nëse dëshirojnë. 20 vjeçari ka bërë 14 paraqitje me Veronan këtë sezon, të cilët ranë në Serie B.

#9 Ismaïla Sarr | Senegal | 25 shkurt  1998

Image

Anësori kaloi në Rennes më 2017 pasi që paraqitej me ekipin e parë me FC Metz në moshën 18 vjeçare. Senegalezi ka pasur 24 paraqitje në ligë me Rene dhe ka shënuar pesë gola këtë sezon.

#8 Ian Smith | Kosta Rika | 6 mars 1998

Image

Mbrojtësi i djathtë luan për skuadrën suedeze IFK Norrkoping, ku ka bërë tri paraqitje qëkurse nënshkroi me ta në fillim të vitit. Ai luajti edhe pak minuta kundër Anglisë në miqësoren që Kosta Rika e humbi më rezultat 2-0.

#7 Jose Luis Rodriguez | Panama | 19 qershor 1998

Image

Mesfushori luan për skuadrën belge Gent të cilës ju bashkua në dhjetor të 2016’ës. 19 vjeçari ka luajtur për Kombëtarën U21 tërë sezonin derisa ka edhe dy ndeshje për seniorët e Panamasë të cilët e kanë ftuar edhe në Botëror.

#6 Moussa Wague | Senegal | 4 tetor 1998

Image

Mbrojtësi i djathtë luan për skuadrën belge Eupen dhe ka 28 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Claude Makelele është trajner i Wagues në Europen kurse ish mesfushori i Chelsea arriti që të mbaj këtë skuadër në Ligën e Parë belge pas fitores 4-0 në fund të sezonit. 

#5 Trent Alexander-Arnold | Angli | 7 tetor 1998

Image

Alexander-Arnold kishte një paraqitje të shkëlqyeshme me Liverpool këtë sezon duke qenë zgjedhje e parë për anën e djathtë të mbrojtjes të skuadrës nga Anfield. Ai luajti rol primar në udhëtimin e Liverpoolit për në finalen e Ligës së Kampionëve dhe është bërë një pjesë integrale e Kombëtares se Anglisë që dy vite.

#4 Francis Uzoho | Nigeri | 28 tetor 1998

Image

Portieri 19-vjeçar është zhvilluar nga skuadra e parë e Deportivo La Corunas, ku është zgjedhje e dytë pas numrin 1  Ruben Ivan Martínez. Uzoho ka pasur një paraqitje për skuadrën seniore të Deportivos derisa ai është portieri më i ri që ka debutuar për një skuadër në La Liga.

#3 Achraf Hakimi | Marok | 4 nëntor 1998

Image

Mbrojtësi anësorë është zhvilluar nga akademia e Real Madridit dhe këtë sezon ka pasur 28 paraqitje për skuadrën rezervë të tyre. 19 vjeçari ishte zëvendësues i Dani Carvajal këtë sezon dhe ka bërë nëntë paraqitje në La Liga, derisa ka shënuar edhe një gol kundër Sevillas në dhjetor.

#2 Kylian Mbappe | Francë | 20 dhjetor 1998

Image

Francezi pati një dominim të mahnitshëm më skuadrën e parë të Monakos në moshën 16 vjeçare dhe shumë shpejt tregoi vlerat e tij se është njëri prej futbollistëve më të talentuar në botën e futbollit. Forma e tij bëri që ai të transferohet si huazim në Paris Saint-Germain verën e kaluar ku ka shënuar 21 gola në të gjitha garat në sezonin e tij debutues derisa këtë vit pritet që të transferohet tërësisht në Parc des Princes duke u bërë lojtari i dytë më i shtrenjtë pas Neymar që u transferua në një skuadër.

#1 Daniel Arzani | Australi |4 janar 1999

Image

Mesfushori ofensivë është i vetmi lojtar që ka luandur në vitin 1999 dhe që luan këtë Botëro. Arzani ka 20 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Melbourne City, derisa ka luajtur edhe dy herë për Australinë dhe ka shënuar golin e parë për senior në një ndeshje miqësore kundër Hungarisë. /GazetaExpress/

 

Të rekomanduara